7 Vëllime
Nuk ka më mirë sesa ta njohësh Allahun, ta madhërosh Atë dhe të jetosh për Të. Dhe çdo sukses është vetëm prej Tij.
€80 · Përfshirë transportin
Porosit Tani
Libri që keni në dorë synon të kontribuojë në thellimin e njohjes së Allahut, në mënyrë që kjo njohje të bëhet forcë lëvizëse dhe përmirësuese e zemrës dhe e jetës së besimtarit. Sepse njohja që nuk reflektohet në adhurim mbetet e papërmbushur në qëllimin e saj dhe nuk prodhon efektin për të cilin është kërkuar. Synimi është që, përmes këtyre rreshtave, Emrat e Allahut të mos mbeten vetëm të kuptuar në nivel konceptual, por të përkthehen në adhurime të zemrës: në frikë-respekt, në shpresë, në mbështetje dhe, mbi të gjitha, në dashuri. Sepse ai që e njeh Allahun, e do Atë; dhe ai që e do Atë, e ka të pamundur të mos i nënshtrohet me vullnet.
Shtatë vëllime që ndriçojnë rrugën e njohjes
Transporti është falas për të gjitha porositë.
Plotësoni formularin për të porositur koleksionin e plotë me shtatë vëllime të librit “Ta Njohim Allahun”. Pas plotësimit të formularit, do t’ju kontaktojmë brenda 24 orëve për të konfirmuar porosinë dhe për të sqaruar detajet e dërgesës.